×
  • Opinione
  • Opinione

    Lidhur me luftën, asociacionin dhe progresin!

    FrontOnline
    17 Gusht 2022

    Autori është njohës i gjeopolitikës dhe sigurisë.

    Kama e luftës, së paku në mendime i ka ndejt mbi krye secilit kosovar, këto 22 vitet e pasluftës. Shpeshherë është përdorë për përfitime politike, kamuflime të situatës ekonomike dhe problemeve shoqërore por ndonjëherë edhe si rezultat i politikave reale në Ballkan.

    Në të vërtetë, partitë e ndryshme por edhe qeveritë e kanë pasë as nën mëngë luftën dhe e kanë përdorë sipas nevojës, dhe në vend se “nëse” ka pas me të vërtet rrezik: të punojnë në forcimin e vetëdijës së qytetarëve, pajisjen sa më të mirë të policisë dhe ushtrisë me mjete moderne ato shumicën e kohës janë marrë me çështje që aspak nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e vendit. D.m.th çështja e luftës vazhdimisht përdoret atëherë kur ka nevojë ” pushteti” e jo shteti.

    Duke e ditur se e kemi prezencën e faktorit ndërkombëtar është luajtur në të sigurtë dhe vazhdimisht janë bërë blofe me luftën.

    Rreziku i luftës nuk duhet nënqmuar mirëpo për sa kohë që ekziston bashkërenditje e faktorit kosovar me bashkësinë ndërkombëtare e sidomos me elementet kryesore te sigurisë botërore siq është NATO luftë nuk ka dhe nuk do të ketë.

    Shteti i Kosovës duhet të punojë pa zhurmë në modernizimin dhe pajisjen e policisë dhe ushtrisë me mjete moderne mbrojtëse dhe ti kushtohet mbrojtjes pa zhurmë mediatike dhe me alokim të fondeve për mbrojtje.

    Çështja e asociacionit duhet zgjidhur në mënyrën më të mirë dhe të lehtë e kjo sipas instruksioneve të SHBA që thonë se asociacioni nuk do të jetë shtet në shtet dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive ( e që i bie se nuk do të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës). Ajo qka duhet kërkuar nga pala kosovare është mundësimi i krijimit të një baze ushtarake të FSK në pjesën veriore si dhe lëvizja e lirë e FSK në kufi me ose pa përcjelljen e KFOR-it.

    Ajo që i duhet Kosovës është progresi ekonomik dhe mundësimi i një ekonomie të lirë pa monopole si dhe lehtësimi i proceseve burokratike që shpeshherë e stopojnë ekonomine dhe biznesin.

    Mos ta përmendim luftën përditë sepse na nevojitet për fushata ( por të pregaditemi për të qetë dhe me punë), të bëjmë hapa konstruktivë në bashkëpunim tanë me aleatët rreth çështjeve të ndieshme, si dhe të punojmë shumë më tepër për ekonomi, prosperitet dhe mirëqenie të qytetarëve tanë e që kriza po i prek gjithnjë e më shumë.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Opinione22 Prill 2024
    Nga: Ben Andoni  Bojkoti i djeshëm serb i zgjedhjeve në Veri ishte krejt i dukshëm dhe i pritshëm, por ajo la një...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se ky kapitull u...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani nga 80% e vendvotimeve të numëruara në gjithë Maqedoninë, ka arritur të sigurojë 101.839 vota ose...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) publikoi rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas KSHZ-së, me...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencë për shtyp tha se koalicioni VLEN është fitues i votave shqiptare, ndërsa BDI ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.