[wp-story]

Lajme

Liderët që janë në ankth nga Gjykata Speciale

Liderët që janë në ankth nga Gjykata Speciale
09:23 | 08 Gusht 2019

Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para

Avokati Tomë Gashi vlerëson për “Zërin” se secili pjesëtar i UÇK-së mund të ftohet nga Prokuroria Speciale, meqë deputetët e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 i thanë “Po” kësaj gjykate. Prandaj sipas tij asnjëri nga liderët shtetërorë nuk gëzon amnisti nga kjo Gjykatë. “Besoj se askush prej deputetëve nuk duhet të vajtojë për ftesat që u janë ardhur, sepse këtë e kanë bërë të qëllimshme dhe është ditur që secili pjesëtar i UÇK-së pavarësisht postit të tij, qoftë ai ish-president, president aktual ose kryeministër, kryeparlamentar etj., nuk kanë kurrfarë amnistie dhe secili prej tyre mund të ftohet nga ky organ”, ka thënë ai për “Zërin”.

Teksa ka deklaruar se shumë shpejt mund të ndodhë edhe ngritja e aktakuzave, Gashi ka nënvizuar se së paku për 15 vjetët e ardhshme do të ekzistojë një destabilizim në Kosovë lidhur me mundësinë e ngritjes së aktakuzave ndaj ndonjërit prej udhëheqësve shtetërorë.

“Me rastin e ngritjes së akuzave gjërat mund të ndryshojnë për së keqi, sepse së paku për 15 vjetët e ardhshme sa do të jetë funksionale kjo Gjykatë ne do të kemi një lloj destabilizimi në Kosovë dhe gjithmonë do të jemi nën ethe se një funksionar i lartë shtetëror mund të ftohet në të ardhmen dhe do të jetë një lloj kërcënimi permanent për ta, por të gjitha gjërat lidhen me Kosovën dhe jo me fatin individual të gjithë atyre që ftohen për intervistim në Hagë”, ka potencuar ai.

E tërë kjo situatë sipas tij është e pashmangshme, meqë deputetët e Kosovës kanë votuar për një gjykatë kundër vetvetes dhe kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera