×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët politik nga Lugina kërkojnë përfshirjen në bisedimet Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar nga liderët kosovarë përfshirjen e Luginës së Preshevës në bisedimet, Kosovë-Serbi.

    Këtë deklaratë Arifi e bëri gjatë një takimi që pati sot me delegacionin e Republikës së Kosovës, në Preshevë, me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj- Stublla dhe ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi.

    Arifi theksoi se përfshirja e Luginës së Preshevës në këto bisedime është e domosdoshme.

    Ai tha se Lugina e Preshevës duhet të jetë edhe pjesë e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, në rast të kundërt siç u shpreh Arifi marrëveshjet nëse do të arrihen mes dy shteteve nuk do të ishin të qëndrueshme.

    “Biseduam rreth mundësisë së sinkronizimit dhe bashkërendimit të mundësive tona të përbashkëta. Lugina të përshihet në dialog dhe të jemi prezent ku përfshihen marrëveshjet e dy shteteve. Marrëveshjet që nuk e përfshijnë Preshevën nuk ka mundësi të jetë të qëndrueshme”, ka thënë Arifi.

    Ndërsa, ministrja Haradinaj – Stublla tha se gjatë këtij takimi kanë ndarë shqetësimet e tyre qeveritare, karshi Luginës së Preshevës, përcjell Telegrafi.

    Ministrja tha se Serbia duhet t’i trajtoj shqiptarët e Luginës me të drejta të barabarta ashtu siç i trajton Kosova minoritetin serb.

    “Kemi pas shqetësime për gjithë këto vite që na ndan kufiri. I ndjekim me shqetësim të madh të gjitha shqetësimet tona për Preshevën. Ashtu si ne e trajtojmë minoritetin serbe në Kosovë ashtu dhe qeveria Serbe duhet ta trajtoj komunitetin shqiptarë në Serbi. Edhe pse janë duke u cunguar të drejtat shqiptare në këtë pjesë”, ka thënë ajo.

    Haradinaj-Stublla po ashtu u shpreh e gëzuar për zgjedhjet e fundit në Serbi, ku parlamentin serb do ta përfaqësojnë tre deputet shqiptarë.

    “I gëzohemi edhe fuqizimit të rolit shqiptarë në Serbi”, tha ajo.

    Edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi potencoi se do të përkrahin Luginën e Preshevës, pasi siç tha kjo pjesë nuk është në pozicion të mirë për shkak të shumë çështjeve politike.

    “Presheva nuk është në pozicion të mirë, për shkak të shumë çështjeve politike. U zotuam që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të jenë krah i fortë i Preshevës”, ka thënë ndër të tjera ministri Selimi.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale nga lufta e fundit ka ndarë sonte rrëfimin e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin....
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.