×
  • Lajme
  • Lajme

    Lider në luftë e në paqe – Si do të ishte Ramush Haradinaj si President i Kosovës?

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, e ka shpallur kandidaturën e tij për President të Republikës së Kosovës.

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai është numri 1 si bartës i listës së AAK-së, e cila ka publikuar edhe programin qeverisës. Haradinaj ka dhënë shpjeguar arsyet që e shtyjnë drejt postit të të parit të vendit. Haradinaj tashmë ka dhënë arsyet kryesore pse kërkon që të vijë në krye të Presidencës.

    Ai ka thënë se Kosova ndodhet në një udhëkryq, dhe se prioritet i tij do të jetë siguria. Natyrshëm, sepse siguria ishte sektori ku ai u angazhua më së shumti edhe si Kryeministër.

    Gjatë kohës së tij, pas përpjekjeve të shumta, FSK u bë Ushtri e Kosovës. Këtë punë Haradinaj e kishte kryer bashkë me zyrtarët më të lartë të Pentagonit, ndonëse kishte kundërshtime edhe në NATO dhe procesi ishte goxha i ndërlikuar.

    Por, Ushtria nuk mjafton, thotë tani Haradinaj – duke shprehur ambicien e qartë që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën Veriatlantike NATO.

    Duke qenë një njohës i mirë i aspektit të sigurisë dhe ushtrisë, Haradinaj ka shprehur besimin e tij që viti 2025 nuk duhet ta zë Kosovën jashtë NATO-s. Ndryshe – thotë ai – Kosova duhet të shikojë drejt krijimit të një Unioni me Shqipërinë.

    “Lidhja me NATO-n është adresa jonë e parë. Aty është siguria”, thotë Haradinaj.

    Ai ka shprehur bindjen se Kosova duhet ta rris ushtrinë e saj, ta forcojë dhe ta armatosë. Një arsye tjetër pse Haradinaj e konsideron veten të rëndësishëm për presidencë, është edhe situata me Serbinë dhe fragjiliteti politik në Kosovë, pas arrestimeve nga Specialja dhe paqëndrueshmëria politike, me zgjedhje të shpeshta e me rënie të shpejta të qeverive.

    AAK, partia e Haradinajt, thotë se Serbisë i duhet përballë një president që ka histori të fortë sikur të tijën, me të kaluar në UÇK e me përvojë në institucione siç është ai.

    “Duhet të përballemi me Serbinë në punët që bën Serbia me blloku Kosovën, me destabilizu dhe me e dorëzu në një mënyrë”, thotë Haradinaj. Kanidatura e tij përkrahet dhe shtyhet përpara fuqishëm edhe nga partia e tij.

    “Pas pesë viteve ai mund të mos jetë shumë i nevojshëm, por sot është i domosdoshëm që të jetë president”, dëgjohen të thonë shpesh anëtarët e AAK-së.

    Në një emision të ditëve të fundit, Haradinaj ka deklaruar se Kosovës i duhet barazpesha e pushteteve. E kjo arrihet vetëm duke qenë ai president. Haradinaj, duke e parë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, ka vlerësuar se marrja e dy posteve kryesore të shtetit, ajo e kryeministrit dhe e presidentit, nga njëra parti është jodemokratike.

    “Duhet të krijojmë një balanc të pushteteve në Kosovë. Pra që të mos ndodh humbja e ekuilibrit, humbja e ndarjes së pushteteve. Mos të përfundojnë disa pushtete në një dorë, ose në një parti, se kjo nuk është mirë për Kosovën”, thotë ai.

    “I bën keq vendit, e përmbysë ekuilibrin e nevojshëm të një demokracie parlamentare”, thekson Haradinaj. Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se synim i tij është edhe forcimi i marrëdhënieve me shtetet aleate të Kosovës. Rëndësi të veçantë – përsërit shpesh ai – ka miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.