Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Licencohen edhe 18 laboratorë tjera për kryerje të testeve serologjike në Kosovë

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se ka licencuar edhe 18 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike në Kosovë.

    Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.

    Marrë parasysh njoftimin e fundit, në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 87 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

    Për dallim nga testet serologjike, testet virologjike – që aktulisht kryhen edhe në dy laboratore private në Kosovë – përcaktojnë nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

    Më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka nisur lëshimin e licencave për institucionet private shëndetësore që ato të kryejnë teste për COVID-19. Më parë, këtë shërbim e kryente vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

    Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,848 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme09 Qershor 2023
    Policia në Skenderaj sot ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion. Në njoftimin e policisë thuhet se janë...
    Lajme09 Qershor 2023
    Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se Kosova duhet të...
    Lajme09 Qershor 2023
    Se ka krisje mes raporteve Kosovë – SHBA, nuk e mohon as deputeti Xhavit Haliti. Ai për Front Online thotë që shteti...
    Të tjera
    Kronika09 Qershor 2023
    Mbrëmë, rreth orës 22:40, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Meha” në Ferizaj është një rast...
    Ekonomi09 Qershor 2023
    Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se nëse bëhet krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ka rritje mbi 60 milionë...
    Sport09 Qershor 2023
    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur rreth të gjitha temave që përfshijnë kampin dardan në një konferencë për media...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet në Sochi, ku dhe u takua me homologun dhe aleatin e tij bjellorus Alexander Lukashenko. Pas...
    Lajme09 Qershor 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirë shefin e EULEX-it, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark. Në takimin me Ambasadorin...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Gruaja e njohur si “Nostradamusi nga Ballkani”, Baba Vanga bëri një parashikim të ashpër për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.