×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski synon të arrijë një rekord të ri në sfidën ndaj Royal Antwerp

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Robert Lewandowski nuk ka pasur një fillim të mirë të sezonit, por ai ka dhënë shenja se më e mira mund të jetë duke ardhur, veçanërisht gjatë javëve të fundit.

    Reprezentuesi polak ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit për klubin dhe kombëtaren, që do të thotë se ai ka shënuar në tri takimet e fundit për Barcelonën.

    Lewandowski do kërkoj ta vazhdojë këtë rekord edhe këtë të martë, ku Barcelona do të jetë nikoqir i Royal Antwerp në ndeshjen e parë të tyre të sezonit në Ligën e Kampionëve.

    Katalanasit konsiderohen favorit të padiskutueshëm në këtë takim, andaj 35-vjeçari padyshim që do t’i ketë mundësitë e tij që të futet në listën e realizatorëve.

    Nëse ai e bën këtë, do të arrinte një rekord të ri personal.

    Lewandowski qëndron momentalisht në kuotën e 99 golave në kompeticione evropiane gjatë karrierës së tij. Goli i radhës, do të thoshte se ai do kapte shifrën e 100 golave, diçka që ai po synon ta arrijë sa më parë./Telegrafi/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Sport03 Tetor 2023
    Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre...
    Sport03 Tetor 2023
    Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Therandasit...
    Sport03 Tetor 2023
    Me fillim orej orës 21:00 luhet edhe gjashtl ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve. Manchester United luajnë me Galatasaray në kuadër...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2023
    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës. “Policia...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë që sulmi terrorist i 24 shtatorit mund të jetë i vetmi nga Serbia....
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok....
    Lajme03 Tetor 2023
    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë...
    Sport03 Tetor 2023
    Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Therandasit...
    Lajme03 Tetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.