[wp-story]

Lajme

Lëvizja Vetëvendosje: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu ende vazhdojnë të na frymëzojnë mendjen

Lëvizja Vetëvendosje: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu ende vazhdojnë të na frymëzojnë mendjen
14:15 | 17 Janar 2020

Në 38-vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Lëvizja Vetëvendosje me dy delegacione ka bërë homazhe te kompleksi memorial i vëllezërve Gërvalla në Dubovik të Deçanit dhe te varri i Kadri Zekës te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.

Në njoftimin e bërë për media nga LVV thuhet se Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 38 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë.

“Vrasja e tyre, për të cilën ende nuk është hetuar apo dënuar dikush, kishte për qëllim goditjen e përpjekjes së popullit shqiptar për t’u organizuar e dalë nga robëria. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu asokohe po bashkonin shqiptarët, organizatat e tyre, dhe po frymëzonin jetën politike e kulturore duke ndërtuar një bazë të shëndoshë për një vetëdije më të lartë shoqërore e politike të shqiptarëve, andaj edhe u vranë nga regjimi jugosllav i dominuar nga Serbia në atë kohë”, thuhet në njoftim.

LVV theksoi se “Jusufi, Bardhoshi e Kadriu ende vazhdojnë të na frymëzojnë mendjen e të na ngrohin zemrën me krijimtarinë që na e lanë, dhe se kujtimi për ta do të jetë i përhershëm”.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera