×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vatra: Bujanocit po arrestohen nga Serbia, e po u konfiskohen dokumentet

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Lëvizja Vatra thotë se kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaft shqetësues, kjo për faktin se shqiptarët e dëbuar nga atje, e të cilët ende kanë dokumente valide të Serbisë po arrestohen.

    Sipas Vatrës, këto veprime autoritetet serbe po i bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi.

    “Pas arrestimit ata (shqiptarët) dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

    Më tej thuhet se viktima të këtij veprimi të Serbisë kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit.

    “Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar. Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë”.

    “Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiqit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, thuhet në komunikatë.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Raporti i “Freedom House” për vitin 2023 ka vlerësuar se në Kosovë liria e përgjithshme e fjalës dhe e shprehjes është disi...
    Lajme24 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të...
    Lajme24 Prill 2024
    Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Beograd, sot u mbajt një panel diskutimi për rëndësinë e rezolutës së propozuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën...
    Vip24 Prill 2024
    Ylli i TikTok, Eva Evans, krijuesja e serialit komik në internet “Club Rat”, ka vdekur në moshën 29-vjeçare. Ishte motra e saj,...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëdhënësi i MPB-së nga Maqedonia e Veriut, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve. “Që...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përfaqësuesja e OSBE-së në Maqedoni të Veriut, Gillian Stirk, pas vizitës në dy qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ceremoni të lamtumirës në varrimin e kritikut të zëshëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.