×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëshoi kundërligjshëm leje ndërtimi, ngritet aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit në Gjilan

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., gjatë vitit 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Gjilan, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke anashkaluar interesin e institucionit, ku në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues ‘’Livadhet e Arapit’’, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe të njëjtit t’i shqiptojë edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik./Front Online/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i dyshuar për kontrabandë me mallra. Po ashtu, IPK ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.