[wp-story]

Lajme

Lepaja: Lumezi të nis hetimet për kontratën e falsfikuar të Glauk Konjufcës me SHIK-un

Lepaja: Lumezi të nis hetimet për kontratën e falsfikuar të Glauk Konjufcës me SHIK-un
11:15 | 03 Tetor 2019

Analisti politik Fadil Lepaja ka kërkuar nga kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, që të nis hetimet ndaj një kontrate, siç thotë ai, të falsifikuar ku përmendet emri i ish-deputetit Glauk Konjufca si punëtorë i ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e ka udhëhequr Kadri Veseli, raporton portali “Front Online”.
“I nderuar z. Kryeprokuror, Ju ftoj që, urgjentisht, qysh sot, të fillojë procedura, të bëhet ekspertizë dhe zhvillohen hetimet e nevojshme për të konstatuar se kush e ka prodhuar dhe kush qëdron prapa këtij “dokumenti” të falsifikuar që është shpërndarë tinëzisht, e së fundmi edhe përmes mediave, duke keqpërdorur kështu emrin tim dhe duke shpifur për prezencën time në ngjarje për të cilat në asnjë mënyrë nuk jam në dijeni”, ka shkruar mes tjerash Lepaja në profilin e tij në “Facebook”, duke shtuar se duke vepruar menjëherë, ju e mbroni qytetarin e Kosovës dhe e parandaloni krimin jo vetëm elektoral.
“Duke qenë se emri im përmendet në kontekst të një pohimi për z. Konjufca, të cilin unë në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmoj, sepse nuk jam në dijeni, unë e përsëris me përgjegjësi morale e penale, për pjesën ku emri im përmendet, se ky është një dokument i falsifikuar dhe përmbajtja është një shpifje për të cilën duhet të konstatohet autori (apo autorët) dhe i njejti të përgjigjet penalisht.Njëkohësisht, ju ftoj y. Kryeprokuror Publik i Republikës së Kosovës, që për shkak të tendencës që ky falsifikat dhe këto shpifje të keqpërdoren në funksion të fushatës parazgjedhore, të reagonimenjëherë, për të pamundësuar që dëmi të bëhet dhe falsifikatorët dhe shpifësit të përfitojnë nga kjo”, ka përfunduar Lepaja.

/Front Online/

 

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera