×
  • Lajme
  • Lajme

    “Leopardi” i UÇK-së që vdiq sot, ishte i ftuar nga Specialja

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka vdekur sot. Lajmin e ka dhënë Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ish-komandant i UÇK-së.

    Para katër muajsh, Gjykata Speciale e kishte ftuar Xhavit Elshanin në cilësinë e dëshmitarit. Përmes një postimi në Facebook, Elshani, i njohur nga bashkëluftëtarët si “Leopardi”, kishte thënë se dy persona ia kishin çuar fizikisht ftesën në shtëpi.

    “Desha të njoftoj opinionin, miqët, shokt dhe bashkluftetaret se sotë më dat 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftes për tu paraqit në Hagë në cilësin e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikishtë në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës!”, kishte shkruar Elshani.

    Ai kishte thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se do të dëshmonte në Hagë për pastërtinë e saj.

    “I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtin e saj si e vetmja rrug per lirin e Kosovës!”, kishte shkruar Elshani.

    Zafir Berisha ka thënë se lajmi për vdekjen e “Leopardit” është i rëndë, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij.

    “I rend lajmi per vdekjen e mikut dhe bashkeluftetarin e UÇK-se Xhavit Elshani-Leopardi,Ngushellime familjes Elshani dhe gjithe luftetareve qe ndahen fatin e tyre dhe Kosoves gjate luftes!I lehte i qofte dheu i Kosoves qe e deshi shume”, ka shkruar Berisha.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.