Një person është arrwestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policorë, në kryerje të detyrës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50, në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Policia bën të ditur se i dyshuari kishte rezistuar gjatë arrestimit të tij, duke lënduar kështu dy zyrtarë policorë dhe vetën.
Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.