Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lendita Haxhitasim, akreditohet si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Kosovës në San Marino

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, është akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës (jo-rezidente) në Republikën e San Marinos.

    Ceremonia zyrtare e Shtetit, e cila u zhvillua në “Palazzo Pubblico” me pritjen solemne nga Garda e Nderit e Këshillit të Madh dhe të Përgjithshëm, ku edhe Ambasadorja Lendita Haxhitasim u dorëzoi Letrat Kredenciale Kapitenëve Regjentë të Republikës së San Marinos Alessandro Cardelli dhe Mirko Dolcini, të shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Luca Beccari.

    “San Marino, 20 nëntor 2020, Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja Lendita Haxhitasim u dorëzoi Letrat Kredenciale Kapitenëve Regjentë të Republikës së San Marinos, Shkëlqesisë së Tyre, Zotërinjëve Alessandro Cardelli dhe Mirko Dolcini, të shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Sh.T.Z. Luca Beccari, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës (jo-rezidente) në Republikën e San Marinos. Ceremonia zyrtare e Shtetit, e cila u zhvillua në “Palazzo Pubblico” me pritjen solemne nga Garda e Nderit e Këshillit të Madh dhe të Përgjithshëm, u çel me urimet e mirëseardhjes të kryediplomatit të Sekretarisë së Shtetit për Punët e Jashtme, z. Beccari, i cili rikonfirmoi vlerat dhe konsideratën e lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Republikës së San Marinos dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Itali.

    “Ambasadorja Haxhitasim, në fjalën e saj cerimoniale, falenderoi Kapitenët Regjentë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme për konsideratën e lartë që San Marino ka dëshmuar kundrejt Kosovës që prej shpalljes së Pavarësisë e deri më sot. Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, Ambasadorja Haxhitasim nënvizoi vlerat e larta demokratike dhe të lirisë, të cilat janë një e përbashkët mes dy popujve tanë, dhe rikonfirmoj vullnetin dhe angazhimin e plotë për të thelluar e pasuruar më tej marrëdhëniet miqësore mes dy republikave tona në të gjitha fushat me interes të ndërsellë, duke inkurajuar edhe më shumë investimet dhe shkëmbimet ekonomike, tregtare, kulturore e shoqërore mes dy vendeve tona. Kapitenët Regjentë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së San Marinos i uruan suksese Ambasadores Haxhitasim, dhe rikonfirmuan mbeshtetjen e tyre të plotë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Republikën e Kosovës”, thuhet tutje.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Deputetja dhe përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha”, ka folur në lidhje me “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahen...
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci ka thënë se partia e tij, që është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pajtohet me marrëveshjen...
    Lajme31 Mars 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu,...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i Unionit Shqiptar në Kroaci, Esat Çollaku, ka thënë se ka parë një mobilizim të jashtëzakonshëm përpara fillimit të “Marshojmë për...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si të padrejtë e të papërballueshëm për qytetarët. Në faqen...
    Lajme31 Mars 2023
    Sa herë që dilte nga shtëpia, me vete merrte edhe biçikletën. Fundjavën që lamë pas, atë e la në vendin e zakonshëm,...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Shqiptarja Zenepe Uruci, 56 vjeçe u vra pasditen e djeshme në Itali nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci, 62 vjeç. Shqiptari e goditi 5...
    Vip31 Mars 2023
    Donald Veshaj ka thumbuar Olta Gixharin por edhe Efin për eksperiencën e tyre në Big Brother Vip Albania. Në programin që drejtohet...
    Ekonomi31 Mars 2023
    Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.