Ekonomi

Lënda e parë nga Serbia, nga e shtuna ka hyrë vetëm një kamion

Lënda e parë nga Serbia, nga e shtuna ka hyrë vetëm një kamion
16:16 | 23 Mars 2020

Vetëm një kamion me mallra serbe ka hyrë në Kosovë që nga e shtuna, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i ka thënë Gazetës Express se pas vendimit të Qeverisë, në vend ka hyrë vetëm një kamion me produkte të plastikës ambalazhuese.

“Sa i përket importit të produkteve nga Serbia pas vendimit te qeverise kemi pasur vetëm nje import me produkte të plastikës ambalazhuese. Derisa produkte tjera ka pasur por me takse prej 100% dhe ato kane qene te sasive të vogla”, ka thënë Stavileci për Express.

Në bazë të statistikave që Express ka siguruar nga Dogana, shihet se nga e premtja janë importuar kumbulla të thara, rërë natyrale, pllaka, fleta prej plastikave dhe artikuj të tjerë, poashtu nga plastika. Për importin e këtyre produkteve, kosovarët kanë shpenzuar vetëm 2 mijë e 439 euro.

https://drive.google.com/file/d/1pFQP0uXKdwuzdCD_CbLuV7VMZIQwY2o4/view

Ndryshe, të shtunën, është bërë zhdoganimi i lëndës se parë (produkte ambalazhuese) e cila ka kaluar sipas vendimit të Qeverisë se Kosovës.

Gjatë një viti, Kosova, pas vendosjes se tarifës në vitin 2008, ka importuar lëndë të parë nga Serbia me vlerë prej rreth 26 milionë euro.

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në vendim thuhet se nga mesanata e datës 20.03. 2020 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera