Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK reagon për shtrenjtimin e energjisë: Paaftësi qeverisëse, varfëron qytetarët

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si të padrejtë e të papërballueshëm për qytetarët.

    Në faqen e Facebook të LDK-së, më tej është shkruar se kjo po vjen si shkak i paaftësisë qeverisëse.

    “Rritja e çmimit të energjisë për të dytën herë, përveçse i padrejtë është edhe i papërballueshëm për qytetarët tanë. Paaftësia qeverisëse dhe mosveprimi i saj ndaj krizave të njëpasnjëshme po iu kushton atyre,”- kanë thënë nga LDK.

    Postimi i LDK-së ka përfunduar me pyetjen nëse ky është ndryshimi që ka premtuar pushteti.

    Rritja e çmimit të rrymës për herë të dytë gjatë këtij mandati qeverisës nuk është mirëpritur në Kosovë. Vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind, ka nxitur reagime të shumta si nga opozita, ekspertët e edhe nga qytetarët që e kanë fajësuar Qeverinë Kurti.

    Ndonëse kriza energjetike ka qenë e pritshme, sipas tyre, qeveria për dy vite nuk ka bërë asnjë veprim për shtimin e kapaciteteve vendore energjetike.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme03 Qershor 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar të tjera dëshmi që tregojnë për krimin e organizuar në veri...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e partisë në këtë...
    Të tjera
    Lifestyle03 Qershor 2023
    Pas një dite rraskapitëse, ju e quani një bekim të flini menjëherë. Orët e mjaftueshme të gjumit shpesh mbeten një ëndërr e...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep...
    Lajme03 Qershor 2023
    Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t'i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës,...
    Vip03 Qershor 2023
    Kylie Jenner po kalon një kohë argëtuese në vilën luksoze të aktorit të njohur, Timothee Chalamet. Fotot e paparacëve tregojnë çiftin duke...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.