×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjen e kryetarit të ri

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Ka përfunduar mbledhja e kryetarëve të Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Të pranishëm në takim ishin ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nënkryetari, Lutfi Haziri, sekretari i Përgjithshëm Arban Abrashi, si dhe kryetarët e degëve të kësaj partie.

    Pas përfundimit të këtij takimi foli Abrashi, i cili tha se mbledhja ishte koordinuese për veprimet që kjo parti pritet t’i marrë në procesin zgjedhor për kryetarin e saj.

    Abrashi tha se kryesia e LDK-së nuk ka dhënë dorëheqje, por vetëm i pari i kësaj partie, Isa Mustafa, dorëheqja e të cilit është pranuar nga kryesia.

    Abrashi për Klan Kosovën tha se strukturat vazhdojnë të mbesin të njëjta.Sipas tij, nëse dikush nga kryetarët e degëve dëshiron të jep dorëheqje është çështje e tij.

    Pas takimit nuk është bërë e ditur se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e LDK-së.Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie ndër të tjera tha se po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.Për shkak të rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, para disa ditësh Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Zemaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.