[wp-story]

Lajme

LDK: Merreni me qetësi, po vjen Qeveria e shpresës

LDK: Merreni me qetësi, po vjen Qeveria e shpresës
16:55 | 13 Gusht 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me deklarimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me takimin e sotëm të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të LDK-së.

Ishte ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismajli, ai i cili reagoi ndaj takimit të Isa Mustafës me Albin Kurti, duke hedhur një sërë akuzash ndaj këtij të fundit, se po bën lajka për koalicion me njeriun, të cilin dikur e quante shërbëtor të Rrahman Morinës dhe të cilin e akuzonte me 72 dosje.

Por, nuk vonoi dhe erdhi reagimi i zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili e ka quajtur ‘panik’ qëndrimin e ministrit Ismajli karshi takimit Mustafa-Kurti, duke thënë se ‘thjesht, po vjen qeveria e shpresës’, duke aluduar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet këtyre dy partive

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera