×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon ndryshime në projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se disa nene të projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, lënë hapësirë për keqinterpretim. Sipas saj, këto mund të konsiderohen ndërhyrje në lirinë e shprehjes dhe atë të mendimit.

    Gjatë diskutimit për këtë projektligj të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Bunjaku-Rexhepi tha se LDK kërkon ndryshime specifike të këtij projektligji.

    Bunjaku: Ne kërkojmë të bëhen ndryshime specifike në këtë projektligj

    “Ne si Grup Parlamentar i LDK-së kemi vërejtur disa çështje të cilat lënë hapësirë për keqinterpretim dhe mund të konsiderohen si ndërhyrje në lirinë e shprehjes dhe në lirinë e mendimit. Po ashtu detyrim për veprim për qytetarët në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e tyre. Siç është rasti me nenin 2, apo nenet tjera, janë probleme të theksuara dhe janë në limitin e kushtetutshmërisë. Ne kërkojmë të bëhet këto ndryshime specifike në këtë projektligj. Te neni 2 “obligimi i qytetarëve për të mbrojtur vlerat e UÇK-së”, duhet të riformulohet. Pasi që lë hapësirë për interpretime të shumëllojshme dhe kjo ndikon keq në lirinë e shprehjes dhe mendimit”, tha ajo.

    Ajo tha se si Grup Parlamentar i shohin me shqetësim deklaratat e qytetarëve dhe përfaqësuesve të BE-së për projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të të UÇK-së.

    Bunjaku: I marrim me shqetësim deklaratat e përfaqësuesve të BE-së

    “I marrim me shumë shqetësim, kujdes dhe përkushtim deklaratat e përfaqësusve të BE-së dhe të ambasadorit amerikan, i cili ndër tjerash thotë “Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët”. Prandaj ne si Grup Parlamentar angazhohemi për riformulimin e disa prej neneve, dhe trajtimin e tyre me shumë kujdes. Sepse mbi të gjitha për neve prioritet mbetet ruajtja e demokracisë, lirisë së shprehjes. Vlera këto të proklamuara nga themeluesi i shtetit, nga presidenti Ibrahim Rugova”, ka shtuar ajo.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka mbajtur sot një takim me ministrin...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Lajme16 Prill 2024
    Nesër në ora 16:00, do ti jepet lamtumira e fundit, Gjyljeta Ukellit, gruas qe u vra sot në Pejë nga bashkëshorti i...
    Të tjera
    Vip16 Prill 2024
    Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është...
    Kronika16 Prill 2024
    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur të martën në rrugën Graçanicë-Llapnasellë. Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësja...
    Sport16 Prill 2024
    Situata e Arda Guler në Real Madrid ka qenë gjithçka tjetër veçse e qëndrueshme. Me pak mundësi në ekipin e parë dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj vrasjes së një gruaje nga Peja të martën nga...
    Vip16 Prill 2024
    Rita Ora, 33 vjeçare, mbuloi fytyrën e saj me një çantë të zezë të markës “Hermès Birkin” në vlerë prej 28,000 dollarësh...
    Lajme16 Prill 2024
    Shefi i Eulexit, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar lidhur me vrasjet e grave në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social, X,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.