[wp-story]

Lajme

“LDK ka kohë që tallet jo veç me VV-në por me krejt Kosovën”

“LDK ka kohë që tallet jo veç me VV-në por me krejt Kosovën”
23:16 | 15 Janar 2020

Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin Paris Est të Francës, Nezir Kraki, thotë se LDK-ja ka kohë që tallet me krejt Kosovën, shkruan “Front Online”.

Përmes një statusi në Facebook ai ka thënë se rrokada që u kërkua me postin e kryeparlamentarit, sipas tij, ishte sa joparimore aq edhe qesharake.

Ndryshe, propozimi i fundit nga LDK-ja  karrshi LVV , ishte që kjo e fundit të heq dorë nga kryeparlamentari deri në kohën kur të zgjidhet presidenti i ri.

Por, dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, në një emision televiziv e kanë quajtur tallje propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kryeparlamentarin deri në kohën kur të zgjidhet presidenti i ri.

Postimi i plotë:

Po!

LDK ka kohë që tallet jo veç me VV-në por me krejt Kosovën e sidomos me 200 mije votuesit e saj.

Rrokada që u kërkua me postin e kryeparlamentarit ishte sa joparimore aq edhe qesharake.

E kuptoj refuzimin e VV-se.
Neser duhet te nisen bisedime me Vjosen dhe me Ramushin dhe te arrihet ajo qe e sugjerova dje./Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera