[wp-story]

Lajme

LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme

LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme
08:47 | 05 Gusht 2019

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka bërë me dije se kjo parti do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se tri partitë më të mëdha në vend LDK, PDK dhe LV do të duhej të garojnë të vetme për ta rikonfirmuar fuqinë në elektorat.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka deklaruar se LDK-ja do ta ketë një kandidat konsensual për kryeministër.

Ai ka thënë se, përveç Isa Mustafës, kandidatë seriozë për kryeministër janë edhe Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala.

Ai ka shprehur optimizëm se në zgjedhjet e parakohshme parlamentar LDK-ja do të dalë fituese.

Rugova e ka quajtur demokratik procesin e zgjedhjes së Musfatës në krye të LDK-së.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera