×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    LDK-ja dhe PDK-ja përplasen për Ligjin për Rimëkëbjen Ekonomike

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është përplasur me Shefin e Grupit të PDK-së, Bedri Hamza për sa i përket tërheqjes së 10 përqindshit nga Trusit që parashihet në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Front Online.

    Bedri Hamza ka propozuar që të futet një nen në ligj që mundëson rimbursimin e mjeteve për qytetarët që tërheqin paratë brenda pesë vjetëve.

    “Ne po kërkojmë që të vendoset diçka përmbajtësore për bizneset e vogla, sepse e dijmë si është gjendja. Nëse ka nevojë që me I tërhjek mjetet e trustit sjellne ligjin me një nen të ri I cili ua lejon ta tërheqin 10 përqindshin, ne po shkojmë me propozim që ata që tërheqin mjete t’u rimbursohet brenda pesë vjetëve”, ka thënë ai.
    Bajrami ka thënë se në këtë ligj nuk është vetëm 10 përqindshi i Trustit por inkorporon në vete dhe programin e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë.

    “Ta votojmë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ju bëj thirrje që ligji të kalojë në leximin e parë. Ligji nuk është ligj që ka vetëm një nen që është tërheqja e 10 përqindshit. Ai ka me vete disa nene që e bëjnë të mundshme programin e qeverisë për rimëkëmbjën e ekonomike”, ka thënë Bajrami

    Tutje Bajrami ka thënë se me kalimin e ligjit gjithashtu mundëson që 100 milionë euro të AKP’së që janë shfrytëzuar për investime kapitale të mundësohen që të ju ndihmohen ndërmarrjet e sektorit privat.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3213598178737742/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.