×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja dënon gjuhën e Kurtit: Shenjë paniku nga rënia e lirë në terren

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti kundrejt partive opozitare, veçanërisht ndaj LDK-së.

    Ai tha se sjellja e Kurtit është pasojë e frikës që ai po ndjen nga informacionet që po merr në terren, të cilat, sipas tij, tregojnë se “në aspektin e votës, është në rënie të lirë.”

    “Dënoj gjuhën e ulët që kryeministri aktual, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, drejton ndaj partive opozitare e në veçanti ndaj Lidhja Demokratike e Kosovës. Siç e kam thënë edhe më parë, kjo është një shenjë paniku nga dëshpërimi për shkak të informacionit që i vjen nga terreni, nga qytetarët, se ai tashmë, në aspektin e votës, është në rënie të lirë.” – tha Mustafa.

    Ai shprehu bindjen se LDK-ja është në rrugën drejt fitores dhe se qytetarët kanë vendosur t’i japin besimin e udhëheqjes së vendit Lumir Abdixhikut, kandidatit për kryeministër të kësaj partie.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë një me popullin dhe fitorja e LDK-së më 9 shkurt është në duart e qytetarëve, të cilët kanë vendosur që LDK-ja do të udhëheqë Qeverinë e ardhshme, me kryeministrin Lumir Abdixhiku në krye.” – deklaroi më tej Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar festën e saj edhe në qytetin e Vushtrrisë. Kjo festë po mbahet para selisë aty, dhe ka...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar tetë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në një komunikatë për...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Eman Rramani, bartes i listes se Koalicioni për Familje në një konferenë për media ka deklaruar se rezultatet nga EXIT-POLL nuk janë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka 42.74% të votave. Lidhja...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Glauk Konjufca i Vetëvendosjes nuk ka dashur të komentojë rezultatet e para të exit poll-eve. Ai i ka thënë shkurt për Tëvë1,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.18% të votave. Partia Demokratike e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Koalicioni për Familje do të mbajë një konferencë për media sonte në orën 20:45, ku do të komentojë rezultatet e zgjedhjeve të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.