×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK i reagon Qeverisë: Në opozitë rrëzonin kamionët nga Serbia, tani mirëpresin materialin ndërtimor

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës i ka reaguar Qeverisë Kurti, pas heqjes së barrierave ndaj materialeve ndërtimore me origjinë nga Serbia.

    LDK thotë se në kohën kur ishte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje i rrëzonte kamionët që vinin nga Serbia, ndërsa tani në pushtet po e mirëpret materialin ndërtimor dhe po i heq barrierat që i kishin vendosur qeveritë paraprake.

    “Erdhën në pushtet duke i mashtruar qytetarët, duke proklamuar se Kosova i është nënshtruar ekonomikisht Serbisë e se Qeveritë e kaluara të Kosovës ishin tradhtarë për këto veprime. Por, sapo erdhën në pushtet, shfuqizuan masën mbrojtëse të vitit 2016 për prodhuesit vendor të materialeve ndërtimore dhe ju hapën prodhuesve nga Serbia dyert e tregut të Kosovës. Partia që para pak muajsh deklaronte se në ditët e para të qeverisjes do të vendosnin reciprocitet të plotë me Serbinë, tani në pushtet po i largon të gjithat masat mbrojtëse ndaj Serbisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    LDK thotë se arsyetimi i Qeverisë se afati i vendimit të vitit 2016 ka skaduar dhe se do të bëhet hetim tjetër për ta vendosur prapë këtë masë, është qesharak.

    “Është i papranueshëm, nëse jo dhe qesharak, arsyetimi i Qeverisë se afati i vendimit të vitit 2016 ka skaduar dhe se do të bëjnë një hetim tjetër për të vendosur prapë këtë masë. Pse Qeveria dhe ministria nuk e bënë këtë hetim më herët  dhe mandej ta marrin vendimin. Kanë pushtet absolut në Qeveri dhe shumicë në Kuvend. Kanë fuqinë politike dhe numrat e mjaftueshëm të nxjerrin vendime të reja që mbrojnë prodhuesit vendor dhe, nëse është nevoja, të ndryshojnë ligje në Kuvend”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.