×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e mbron Lutfi Hazirin, arsyeton deklaratat e tij

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se deklaratat e nënkryetarit Haziri assesi nuk e pengojnë arritjen e një marrëveshje koalicioni mes LDK-së e LVV-së.

    Sipas saj, ndonëse LVV-ja ka dalë si partia më e votuar, ajo duhet të tregohet politikisht e pjekur me qëllim që qeveria e re të krijohet sa më parë.

    “Nuk besoj në asnjë mënyrë se deklaratat e z. Hazirit e pengojnë arritjen e koalicionit, sepse duhet besuar që sidomos LVV-ja duhet të jetë e pjekur politikisht dhe t’u hyjë çështjeve seriozisht pa shantazhe, pa kushte, pa asnjë gjë sepse pa marrë parasysh ne ende nuk i kemi rezultatet e certifikuara, por trendi po thotë se LVV-ja është para LDK-së. E nëse është kështu, atëherë LVV-ja ka vetëm më shumë përgjegjësi, por nuk ka asnjë privilegj më shumë”, ka thënë Gaxherri.

    Po ashtu ish-deputetja ka shtuar se ndonëse LDK-ja dhe LVV-ja janë dy parti me ideologji të kundërta, ato duhet të punojnë të gjejnë rrugën e bashkëpunimit, sepse për një gjë të tillë kanë votuar qytetarët e vendit më 6 tetor të këtij viti. “Pavarësisht dallimeve, neve qytetarët na kanë dhënë votën që të qeverisim bashkë dhe ne duhet ta gjejmë bashkëpunimin për këtë, sa më shpejt ta harmonizojmë programin dhe të pajtohemi në pikat kyçe. Është duke u punuar shumë për këtë dhe besoj se shumë shpejt do ta arrijmë unifikimin”, ka shtuar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2025
    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore...
    Lajme20 Maj 2025
    Një mjek, gjinekolog, ka pësuar lëndime trupore sonte në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, teksa...
    Lajme20 Maj 2025
    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar me bashkëpunëtorët e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.