[wp-story]

Lajme

LDK e godet Thaçin që po flet për arnimin e Qeverisë

LDK e godet Thaçin që po flet për arnimin e Qeverisë
13:11 | 31 Korrik 2019

Partia e Isa Mustafës ende nuk ka marrë ftesë zyrtare nga ana e Presidentit të vendit, Hashim Thaçit rreth takimit konsultativ përmes së cili do të caktohej data e zgjedhjeve ë jashtëzakonshme në vend. Nga ky subjekt politik po deklaorjnë se në mungesë të ftesës nga Thaçi, ata po i shqyrtojnë mundësitë që të thërrasin seancë për shpërbërjen e Kuvendit, shkruan Express.

Deputeit nga rradhët e LDK’së, Avdullah Hoti, përmes një statusi në facebook, ka deklaruar se koalicioni PAN nuk ka mandat e as legjitimitet për ta propozuar ndonjë mandatar të ri.

“Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve. Këto vonesa janë të pa arsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur me Kosovën dhe nuk ka as tani për të propozuar një mandatar të ri. Ne do t’i përgjigjemi ftesës së Presidentit vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Asnjë temë tjetër nuk mund të diskutohen në këto konsultime”, ka sqaruar Hoti.

Tutje ai ka deklaruar se do të thërrasin seancë për shpërbërjen e Kuvendit. Por në të do të kërkojnë edhe ratifikimin e marrëveshjes së IPA’së me Bashkimin Evropian.

“Por, në mungesë të një iniciativë të tillë nga Presidenti, ne do të kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit. Në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojmë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 mil euro. Është e rëndësishme që këto fonde të mos humben për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jo legjitime”, ka deklaruar Avdullah Hoti.

E dnëkrohë Presidneti TGhaci ende zyrtarisht nuk u ka dërguar ftesë partive të mëdha për takimin i cili do të bënte të ditur datën e zgjedhjeve në Kosovë. Thaci sot ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Takimi u mbajt i mbyllur nga mediat.

Më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Nga ai moment, spektri politik i ka bërë thirrje presidentit Thaçi të ndërmarrë veprime për tejkalimin e gjendjes, qoftë përmes formimit të qeverisë së re apo shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera