[wp-story]

Lajme

Latifi thotë se nuk e sheh të mundur arritjen e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së

Latifi thotë se nuk e sheh të mundur arritjen e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së
21:49 | 16 Janar 2020

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se arritja e një marrëveshje mes LDK’së dhe VV’së, për të formuar koalicionin qeverisës, do të jetë shumë e vështirë.

“Arritja e një marrëveshje është pothuajse e pamundur”, ka thënë Latifi.

“LDK është munduar me të gjitha kapacitetet që gjejë një arsye për dështim të marrëveshjes”.

Ai ka thënë se kanë ndodhur shumë gjëra prej që partitë ishin përafruar, të cilat nuk lejojnë një arritje të marrëveshjes.

Tutje ai ka pasur edhe disa komente për letrën e dërguar nga kryetari i VV’së, Albin Kurti, në zyret e LDK’së.

“Letra e Kurtit ka pasur koncepte të papranueshme. Njëra prej tyre është për shembull përmendja e monarkisë”

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera