×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Grenell i dha fund përrallave dhe heroizmit të çajtoreve për “shkëmbime territoresh”

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Profesori universitar Blerim Latifi, ka reaguar pas deklaratës së dërguarit Special të SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se ideja për shkëmbimin e territoreve nuk ishte e Presidentit Trump, por e ish-këshilltarit për Siguri John Bolton.

    Latifi ka shkruar se deklarata e Grenellit i jep fund përrallave tona mi heronjtë dhe tradhtarët në dramën e shkëmbimit të territoreve.

    Ai ka thënë se heroizmi i çajtoreve tona politike shpesh ia kujton fabulën për miun dhe elefantin që kalonin urën.

    “Derisa ura po dridhej, miu thoshte me vete: Shih si po dridhet ura prej meje”, ka shkruar Latifi.

    Postim i plotë nga Latifi:

    Intervista e Grenell në “Fox News” ka një rëndësi të madhe për debatin politik në Kosovë. Ajo u jep fund përrallave tona mbi heronjtë dhe tradhtarët në dramën e shkëmbimit të territoreve. Ideja e shkëmbimit të territoreve paska qenë thjesht plan i John Boltonit dhe heqja dorë nga kjo ide nuk erdhi nga “rezistenca jonë heroike”, por nga fakti se Boltoni u shkarkua nga detyra. Prishja e vrazhdë e Boltonit me Trumpin natyrisht që nënkuptonte edhe largimin e secilit projekt të tij nga politikat e Shtëpisë së Bardhë. Heroizmi i çajtoreve tona politike shpesh ma kujton atë fabulën për miun dhe elefantin që po kalonin urën. Derisa ura po dridhej, miu thoshte me vete: Shih si po dridhet ura prej meje!

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2023
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në “Forumin Ekonomik të Beogradit” ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Shaip Kamberi, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka folur sërish për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar nga shqiptarët në Luginën...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Duke folur për Pavarësinë e Shqipërisë, historiani Jusuf Buxhovi ka përmendur edhe Ibrahim Rugovën. Ai thotë se roli i Rugovës është dashur...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2023
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar pavarësinë e Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. “Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Më shumë se 46 mijë shtëpi janë shkatërruar në Gaza, tha OKB-ja. Gjithashtu janë dëmtuar më shumë se 234 mijë njësi banimi,...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Historiani Jusuf Buxhovi në një rrëfim për Front Online ka folur për kohën e para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ndarjen e...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Në festën e 28 Nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit, shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cërnica. Nën përkujdesjen e kryetarit...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhë në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz në orën 18:30. “Kryeministri i...
    Sport28 Nëntor 2023
    Atleti Erzen Zyberaj ka mbërritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës në Shqipëri. Kjo u bë e ditur sipas shoqatës “Maraton...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.