[wp-story]

Lajme

Largohet nga puna në QKUK kardiologu Gani Bajraktari

Largohet nga puna në QKUK kardiologu Gani Bajraktari
17:03 | 31 Korrik 2019

Kardiologut Gani Bajraktari i është ndërprerë marrëdhënia e punës me SHSKUK pas ankesave të pacientëve se i ka dërguar ata të diagnostifikohen në një spital privat.

“SHSKU ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK së, pas shqyrtimit të rastit ka marrë vendim që të njëjtit t’i shqiptohet masa disiplinore, ndërprerje e marrëdhënies së Punës”, thuhet në njoftim.

Rasti ishte proceduar pas ankesave të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë.

Bajraktari më parë ishte suspenduar nga puna dhe sërish është kthyer me vendim të Inspektoratit të Punës – vendim të cilin e kishte kundërshtuar SHSKUK. Ky institucion kishte bërë ankesë në Trupën Ekzekutive të Inspektoratit të Punës.

“Doktor Bajraktari ka vepruar jashtëligjshëm duke e udhëzuar pacientin për ekzaminime jashtë QKUK-së pa u paraqitë rasti në fjalë në mbledhjen e kolegjiumit dhe të mirrtt mendim konziliar”, kishte shkruar në ankesë.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera