×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet nga Kosova, infermieri tregon arsyet: Në vendin tim qeni është i siguruar, unë jo

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Një infermier nga Kosova, i cili aktualisht punon jashtë vendit, ka ndarë përmes një emaili të dërguar për media arsyet e largimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

    Enlirat Duraku, infermier me përvojë 22-vjeçare, ka shpjeguar se vendimi për t’u larguar nga Kosova ishte i domosdoshëm për shkak të kushteve të papranueshme të punës dhe mungesës së vlerësimit profesional.

    Ai përmend një sërë problemesh me sistemin shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë:

    Pagën e pamjaftueshme, e cila nuk mbulonte as shpenzimet mujore.

    Pagesat e ulëta për ndërrimet e natës, të cilat i quan të turpshme.

    Diskriminimin në Ligjin e Pagave, duke lënë infermierët jashtë trajtimit të drejtë financiar.

    Injorimin dhe përjashtimin e infermierëve nga strukturat udhëheqëse dhe proceset vendimmarrëse.

    Trajtimin si “hamall dhe skllevër”, siç shprehet ai, nga institucionet ekzekutive, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë.

    Duraku gjithashtu ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ekipin e tij udhëheqës në ShSKUK dhe QKUK, duke i akuzuar për krijimin e një ambienti toksik dhe hakmarrës pune. Sipas tij, ky ambient nuk lejon zhvillimin profesional as për mjekët dhe as për infermierët.

    “Kosova e ka traditën, kulturën dhe historinë, por mua më largoi Arben Vitia dhe grupi i tij i miqve”, shkruan Duraku në mesazhin e tij.

    Aktualisht, ai është i angazhuar si infermier në një vend të Bashkimit Evropian, ku thotë se gëzon një pagë dinjitoze, mundësi për zhvillim dhe vlerësim profesional që, sipas tij, i mungonin në Kosovë.

    Duraku deklaron se është i gatshëm të rikthehet në Kosovë dhe të ofrojë shërbimet e tij, por vetëm nëse largohet ekipi aktual udhëheqës i sektorit të shëndetësisë. Ai shton se gjithmonë do të ketë mundësi për të ushtruar profesionin e tij në vendet e BE-së, nëse kushtet në Kosovë mbeten të pandryshuara.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se asnjë nga vendimet e deritanishme të...
    Lajme22 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një letre dërguar Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduanit, ia ka rikonfirmuar...
    Lajme22 Janar 2025
    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling njoftoi se ata do t’i përmbahen afatit të përcaktuar për...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Bay T i ka rikujtuar Vullnetit disa nga momentet komike që krijoi ai në shtëpi duke imituar Xhenetën. Ajo, mes tjerash, e...
    Vip22 Janar 2025
    Finalistët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Driloni kanë bërë një debat bashkë mbi eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në...
    Vip22 Janar 2025
    Banorët janë duke shijuar në maksimum ditët finale në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare. Kureshtje është zgjuar mes dy prej...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka theksuar angazhimin e partisë për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të barabarta...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Irzniq të Deçanit, para tubimit në Gjakovë, shprehu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.