[wp-story]

Lajme

Largimi dhe afrimi i Mimozës me PDK-në

Largimi dhe afrimi i Mimozës me PDK-në
10:07 | 05 Shtator 2019

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ishte hidhëruar fort me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, në vitin 2017, kur ky i fundit ishte bashkuar me koalicionin PAN (PDK-AAK-NISMA) për ta formuar Qeverinë Haradinaj.

Madje ajo kishte deklaruar se më parë do të bënte koalicion me partitë tjera parlamentare se me PDK-në e Kadri Veselit, prandaj ajo në legjislaturën e gjashtë mbeti pjesë e opozitës, raporton Portali “Front Online”.

Për më tepër, Kusari-Lila sa ishte kryetare e Gjakovës kishte pezulluar marrëveshjen e koalicionit me PDK-në.

“Me PDK më nuk bisedoj si formë e subjektit politik, por me asamblistët e saj që janë në komunë”, pati deklaruar Kusari-Lila.

Por, ditë më parë ajo është parë duke biseduar me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismailin, ku ka pranuar se ka ofertë nga ky subjekt politik për të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti në Kosovë.

“Më ka thirr me u taku Urani, shumë e thjeshtë na ofruan që janë të gatshëm me bashkëpunu si pjesë e listës për pjesëmarrje në zgjedhj, ne si Alternativë natyrisht me një marrëveshje politike me PDK-në, e kam dëgjuar, dhe është kry takimi”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Alternativës tha se nuk kanë hyrë në detaje me PDK-në rreth numrit të deputetëve.

“Nuk kemi shkuar në ato detaje, për arsye se i kemi biseduar parimet e përgjithshme edhe nuk kam trajtuar ma tutje”, ka thënë Kusari.

/Front Online/

 

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera