×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lajmi i fundit: Rusia e dënon me 16 vjet burgim për spiunazh ish-marinsin amerikan, Paul Whelan

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Një gjykatë ruse e ka shpallur fajtor për spiunim për Shtetet e Bashkuara ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, dhe e ka dënuar me 16 vjet burgim në një proces të mbyllur gjyqësor, për të cilin diplomatët amerikanë thanë se ishte i padrejtë dhe jotransparent.

    Whelan, i cili ka pasaporta amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze, ka qenë duke u mbajtur në paraburgim që nga arrestimi nga agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë në një hotel të Moskës më 28 dhjetor të vitit 2018, shkruan “Reuters”.

    Moska thotë se Whelan është kapur me një USB që përmbante të dhëna të klasifikuara. Ëhelan është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se ka menduar që USB-ja, që e kishte marrë nga një mik rus, përmbante fotografi të pushimeve.

    Prokurorët rusë, të cilët e kanë akuzuar Whelan-in se ka qenë së paku kolonel i inteligjencës ushtarake në Shtetet e Bashkuara, kishin kërkuar nga gjykata që ai të dënohej me 18 vjet burgim dhe që dënimin ta vuante në një burg të sigurisë së lartë.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se, nëse ai kthehet në pushtet në vitin 2025, ai nuk do të jetë diktator "përveç...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Një ngjarje e shokuese, ka ndodhur në SHBA ku një 13 vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Zyrtarët amerikanë presin që faza aktuale e operacionit tokësor të Izraelit në Gaza që synon skajin jugor të Rripit të zgjasë deri...
    Të tjera
    Opinione06 Dhjetor 2023
    Nga Shqipe Pantina Sa here ju ka ndodhë që keni qenë në një restorant apo vend publik ku ka pasur edhe fëmijë...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Shorti i të shtunës për kampionatin evropian të futbollit Euro 2024 u detyrua të ndërpritej për disa minuta pasi zhurma pornografike nisën...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Vedat Muriqi është bërë një problem i madh për Mallorcën. Sulmuesi kosovar e ka marrë në qafë ekipin spanjoll pas lëndimit që...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Në Prishtinë është bërë prezantimi i masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike te familjet me asistent sociale. Ministri i...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    “Kurrë nuk do të dihet motivi i vrasjes së Liridona Ademajt”, kështu ka deklaruar avokati Tomë Gashi. Përmes një reagimi në rrjetin...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në dy vitet e fundit në vendin tonë janë regjistruan 8 raste të vrasjeve së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.