[wp-story]

Lajme

Lajmërohet Thaçi nga Berlini, aty është edhe Albin Kurti

Lajmërohet Thaçi nga Berlini, aty është edhe Albin Kurti
14:12 | 06 Dhjetor 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është takuar me me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, shkruan “Front Online”.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë.

Ndryshe, sot në kryeqytetin gjerman po mbahet konferenca “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”, ku i pranishëm është edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre. HTH/Front Online/

Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 6. Dezember 2019

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera