×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Kadri Shala, tregon historinë e vjedhjes së dy milionë eurove, thotë se paratë iu transferuan në llogarinë e tij

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Kryeprotagonisti i përmendur në vjedhjen e Thesarit të Shtetit, më në fund u bë i gjallë. Përmes vëllait të tij, mbrëmjen e së shtunës ka dorëzuar një letër të shkruar me dorë ne redaksinë e Gazetës Express dhe Televizionit T7.

    Aty, Shala e përshkruan thjeshte këtë histori e cila është skandali me i madh qeveritar në historinë e Kosovës. Shala thotë se thjesht paratë iu transferuan në llogarinë e tij bankare. Paralajmëron se brenda tre ditësh do te dorëzohet ne Polici.

    Kadri Shala emri më i përfolur i këtyre ditëve ka vendosur që të flas për ngjarjen që bëri bujë të madhe e që ka të bëjë me 2,1 milionë euro që nga Thesari i shëtit u transferuan në llogarinë e kompanisë së tij “LDA – Group”.

    Ai ndodhet jashtë Kosovës, por ka shkruar një letër të cilën e ka dërguar përmes vëllait të tij.

    Në këtë letër që mban datën 24 tetor 2020, Shala ka treguar historinë se si ka përfunduar një shumë kaq e madhe e parave nga buxheti i shtetit në llogarinë e firmës së tij.

    “Diku rreth orës 3 kam shkuar në bankomat të TEB Bankës në Prizren për t’i tërhjekur një shumë të mjeteve për nevojat e mija përsonale nga llogaria e firmës të cilës jam përfaqësues, LDA Gruop, pasi në llogari kam pasur mjete të mjaftueshme afërsisht 20 000 euro. Në atë moment kam vërejtur se shuma në llogari ishte mbi vlerën të cilën e kam pasur.

    Nga ai moment kam menduar se kam pranuar mjete nga kompanitë me të cilat kam punuar por nga përmbaruesit të cilët i kam angazhuar për kompanitë të cilat më kanë obligime”, shkruan Shala në letrën e tij.

    Më pas Shala posa ka marrë këto para ka nisur t’i shlyej borxhet që ua kishte personave apo kompanive.

    “Dhe kështu kam menduar që t’i fshij obligimet që i kam ndaj personave fizik dhe juridik gjegjësit firmave që u kam pasur obligim”.

    Më tutje Shala që është në kërkim nga policia e Kosovës, ka thënë se familjarët e tij që janë përmendur nga mediat nuk kanë qenë në dijeni për veprimet e tij.

    “Të dashura media, këtu asgjë politike nuk ka mirëpo përfshirja e familjes sime, fëmijëve të mi të cilët as nuk kanë qenë në dijeni apo s’kanë kurrfarë lidhje me rastin, përfshirja e personave juridik dhe fizik ka qenë e tmerrshme, jo etike pa e ditur saktësisht thelbin”.

    Në këtë rast Shala u ka kërkuar falje familjes dhe të gjithë atyre që janë etiketuar.

    “Shfrytëzoj rastin t’i kërkoj falje familjes, fëmijëve dhe të gjithë atyre të cilët i kanë etiketuar e që nuk kanë pasur njohuri rreth situatës”.

    Në fund kësaj letre themeluesi i kompanisë LDA – Group, ka paralajmëruar dorëzimin në polici.

    “Për momentin jam jashtë vendit dhe brenda 2-3 ditësh do të lajmërohem të organet kompetente” , ka njoftuar Shala I cili njëkohësisht ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me punëtorin e Thesarit Labinot Gruden, i cili u arrestua me dyshimin se ka bërë transaksionin e pareve në kompaninë LDA-Group.

    “P.S asgjë dhe asnjëherë nuk kam punuar në institucione shtetërore dhe as që kam lidhje me punëtorët e ministrisë apo thesarit”, përfundon letra e Shalës.

     

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.