×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Gjuriq, i quan provokuese deklaratat e Hotit për takimin në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë të premten se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington si dy shtete të pavarura, janë “provokuese”, duke i cilësuar të njëjtat si “përpjekje e ulët për të krijuar një klimë të keqe politike, dhe për të parandaluar arritjen e çfarëdo marrëveshjeje”.

    Gjuriq ka thënë përmes një deklarate se Hoti në këtë mënyrë “ka nënvlerësuar nikoqirët e takimit në Uashington”, derisa sipas tij, pavarësisht qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara për “pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, ata me siguri janë të vetëdijshme se ky territor de fakto dhe de jure është larg pavarësisë së vërtetë”.

    Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër të parat vende që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, derisa zyrtarët e tyre trajtojnë Kosovën gjithnjë si shtet të pavarur.
    Reagimi i Gjuriqit vjen pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes këtyre dy shteteve, Richard Grenell ka bërë të ditur se është duke u planifikuar mbajtja e një takimi në mes të zyrtarëve kosovarë dhe atyre serbë më 2 shtator.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Grenellit për takim në Shtëpi të Bardhë.

    Të dy liderët kanë thënë se në këtë takim do të bisedohet për çështje ekonomike.

    Ky është takimi i dytë i thirrur nga Grenelli.

    I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

    Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel.

    Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011.

    Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19. Klankosova.tv ka marrë detaje...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në mbrëmjen e sotme më 14 dhjetor ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në lagjen Emshir në Prishtinë, afër...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    KFOR ka njoftuar për një trajnim të përbashkët mes ushtarëve gjermanë, polakë dhe amerikanë, që kanë zhvilluar në Kampin Bondsteel, gjatë ditës...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.