[wp-story]

Opinione

Lajme nga Parisi: Rama vazhdon t’i prishë punë Republikës së Kosovës

Lajme nga Parisi: Rama vazhdon t’i prishë punë Republikës së Kosovës
23:39 | 22 Mars 2021

Sot nga Parisi kryeministri deklaronte ndërmjet të tjerash se: “Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë.”

Kjo deklaratë jep idenë se mes Kosoves dhe Serbisë ekziston një mosmarrëveshje që ha diskutim, ku të dyja palët mund të japin argumente dhe kundërargumente.

Fakti është që mosmarrëveshja nuk është mes Kosovës dhe Serbisë, por është mes Serbisë dhe gjithë Botës së qytetëruar. Sepse realiteti i Republikës së Kosovës është i pakthyeshëm, i mbrojtur nga gjithë institucionet dhe sistemi i vlerave të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nga Perëndimi.

Është Serbia që nuk do të pranojë këtë realitet, është Serbia që nuk njeh krimet e luftës të kryera në Kosovë, është Serbia që nuk e pranon se si gjithë Bota e qytetëruar iu kthye kundër dhe ndërmorri një sulm ushtarak humanitar në territorin që deri dje administronte e tani ka humbur pa kthim.

Serbia thjesht duhet të njohë Republikën e Kosovës si shtet multietnik në tërësinë e saj territoriale. Teza se mes palëve duhet negociuar është një tezë lindore, e Rusisë, Kinës, që kanë marrë peng Ballkanin dhe duan ta mbajnë të ngrirë në konflikte shekullore. Aq më tepër se në dialogun rajonal nuk mundet që një kryeministër i Shqipërisë të thotë se Shqipëria dhe Kosova janë një palë dhe Serbia një palë tjetër.

Kjo tezë vetëm sa çon ujë në mullirin e propagandës shoviniste serbe, për t’u ankuar dhe viktimizuar para komunitetit ndërkombëtar. Kryeministri Rama thjeshtë duhet të heshtë kur flitet për Kosovën, ashtu si dhe kryeministri i Kosovës duhet të heshtë kur flitet për Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

Gjermanët punuan 50 vjet për bashkimin dhe nuk folën një fjalë për të gjatë asaj kohe. Ne kemi 30 vjet që bëjmë llap-llap për bashkimin dhe për pak desh na shkrinë fare në 97-98. Prandaj mjaft më me llafe, se me llafe veç prish pune. Ne na duhen vepra. Për fat, alternativa jonë e djathtë, Lulzim Basha, nuk ka folur për bashkim, e prandaj, ndoshta është ai që e do dhe do t’ja arrijë me të vërtetë ta bëjë realitet.

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera