Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është rikthyer në stërvitje me skuarën nga Suhareka.
“Gardiani” nga Shqipëria ka lënë pas lëndimin dhe traumat për t’u rikthyer në fushën e gjelbër, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Ballkanit në rrjetin social “Facebook”.
“Rikthehet në stërvitje Stivi Frashëri”, shkruan klubi nga Suhareka.
Ndryshe, Frashëri ishte sulmuar rëndë nga tifozët e Gjilanit në ndeshjen e para disa javëve në Gjilan.
Si pasojë e kësaj, Ballkani e fitoi ndeshjen në fjalë me rezultat zyrtar, 0:3./FrontOnline/