×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i keq nga Brukseli, BE-ja dhe Gjermania konfirmojnë se vizat s’janë në agjendë në tetor

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Shpresat se do të liberalizohen vizat gjatë pjesës së dytë të këtij viti ishin shtuar jashtëzakonisht shumë, meqë me presidencën e Bashkimit Evropian është duke udhëhequr Gjermania e kancelares Angela Merkel.

    Megjithatë, një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë, pavarësisht përkrahjes së fortë gjermane. Të paktën në takimin e Këshillit Evropian që do të mbahet gjatë 15-16 tetorit kjo temë s’është fare në agjendë të diskutimeve.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

    “Siç ju keni përmendur, është presidenti i Këshillit Evropian ai që vendos agjendën në konsultim me liderët e BE-së. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është në agjendën e takimit të tetorit”, ka thënë ky zëdhënës për express.

    Ndërkohë, i pyetur nëse Merkel ka përkrahjen e Macronit për të shtyrë përpara liberalizimin meqë ditë më parë ishin takuar, nga qeveria gjermane kanë thënë se duhet pyetur vetë francezët për pozicionin e tyre.

    “Në parim nuk komentojmë bisedat konfidenciale. Nëse keni pyetje rreth pozicionit francez për këtë çështje, ju lutemi kontaktoni autoritetet franceze”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

    Edhe eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, ka thënë se është shumë skeptik rreth asaj nëse Gjermania do të arrijë të bind shtetet kryesore anëtare për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Derisa ka theksuar se një gjë e tillë është e padrejtë, kur dihet se Kosova ka përmbushur tekstet që një kohë të gjatë.

    Për punën e vizave sot ka folur edhe Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili ka përmendur plotësimin e kushteve duke potencuar se Kosova duhet të sigurohet se është duke vazhduar në plotësimin e tyre. Ditë më parë për punën e vizave ka folur edhe kryediplomati gjerman, Heiko Maas.

    Ai ka thënë se Gjermania është duke punuar intensivisht për procesin e vizave, megjithatë ka thënë se s’mund të jap një afat kohor se kur një gjë e tillë mund të ndodh. Këshilli i Bashkimit Evropian do të mblidhet edhe një herë gjatë muajit dhjetor.

    Nuk dihet nëse do të vendoset në agjendë dhe nëse do të ketë një vendim, meqë tashmë çështja e liberalizimit të vizave është në dorë të këtij institucioni të Bashkimit Evropian.

    Pas Gjermanisë me presidencën e Bashkimit Evropian do të udhëheq Portugalia e më pas Sllovenia. Franca e Emmanuel Macron do të udhëheq në gjysmën e parë të vitit 2022.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë...
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Aktorja dhe afaristja e njohur shqiptare që jeton në Zvicër Besa Rraqi Rizmani në episodin e fundit është shfaqur ne serialin e...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet në veri të Kosovës, se sa për të shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka siguruar se nuk ka aspak plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.