Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është ndihmuar nga shteti zviceran me një aeroplan ushtarak për të arritur në Prishtinë, pas bllokimit të rrugëve ajrore si pasojë e pandemisë me COVID-19.
Ai sot ka zbarkuar në aeroportin ushtarak të Prishtinës, ku është pritur nga shefja e Zyrës së BE’së në Kosovës, Natalya Apostolova, dhe shefi i KFOR-it, Gjenerali Michele Risi.
“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATOs KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e NATO-së në Prishtinë.
Nga NATO ndërkohë potencojnë se mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
12:27 | 28 Shkurt 2021
-
12:22 | 28 Shkurt 2021
-
12:20 | 28 Shkurt 2021
-
12:18 | 28 Shkurt 2021
-
12:13 | 28 Shkurt 2021
-
12:05 | 28 Shkurt 2021
-
12:04 | 28 Shkurt 2021
-
12:02 | 28 Shkurt 2021
-
11:54 | 28 Shkurt 2021
-
11:50 | 28 Shkurt 2021
-
11:45 | 28 Shkurt 2021
-
11:43 | 28 Shkurt 2021