Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, do të qëndrojë në Beograd në një vizitë dyditore pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi të dielën, ka raportuar agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.
Lajçaku, që do të qëndrojë në Beograd më 22 dhe 23 qershor, do të takojë zyrtarët më të lartë të Serbisë për të diskutuar hapat e mëtejmë dhe modalitetet për rifillimin e bisedimeve që janë stopuar që nga nëntori i vitit 2018.
I dërguari i BE-së qëndroi në Kosovë për tri ditë, ku takoi edhe përfaqësuesit shqiptarë e edhe ata serbë. Ai tha se kushtet për vazhdim të dialogut janë krijuar.
Lajçak gjithashtu foli edhe për marrëveshjen Kosovë – Serbi duke shtuar se do të ketë normalizim të marrëdhënieve, por qëndroi i heshtur karshi pyetjeve për njohje reciproke.
Vizita e Lajçak në Serbi vjen pas zgjedhjeve nacionale atje dhe pak para vizitës së krerëve politikë në Serbi në SHBA ku do të takohen me delegacionin e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi.

Të tjera
-
19:12 | 17 Shkurt 2021
-
19:09 | 17 Shkurt 2021
-
18:56 | 17 Shkurt 2021
-
18:51 | 17 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaNë familjen e Medës sot ka festë18:47 | 17 Shkurt 2021
-
18:45 | 17 Shkurt 2021
-
18:44 | 17 Shkurt 2021
-
18:33 | 17 Shkurt 2021
-
18:27 | 17 Shkurt 2021
-
18:24 | 17 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaGoldi befason, e dërgon në këtë vend djalin18:17 | 17 Shkurt 2021
-
18:15 | 17 Shkurt 2021