×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Lajçak e Escobar në Kosovë/ Çka synojnë amerikanët dhe pse me Kurtin s’ka marrëveshje me Serbinë?

    FrontOnline
    26 Janar 2022

    Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, do të vizitojnë të hënën Kosovën.

    E pjesëmarrja e këtij të fundit po shihet si pozitive, dhe përpjekje për të rifilluar dialogun me Serbinë.

    Kështu thotë në një intervistë për Front Online, ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu.

    “Është e qartë se është një përpjekje për të rifilluar dialogun i cili siç po dëshmohet tashmë ka ngecur për një kohë të gjatë, ana pozitive e kësaj është se tani z. Lajçak e shoqëron emisari amerikan Escobar, që do të thotë amerikanët po marrin një rol shumë më proaktiv në procesin e dialogut, dhe së dyti është tashmë e qartë edhe BE-ja kërkon mënyrë të drejtpërdrejtë që të shoh rezultate, pasi që ka gati më shumë se një dekadë që po vazhdon ky proces pa dhënë aktual me të vërtetë një rezultat të pritur në dialogun për normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai për Front Online.

     

    Ish-ambasadori Spahiu: Serbia nuk po tregon interesim për marrëveshje finale

    Presioni i Bashkimit Evropian (BE) për të dy palët është shtuar ditëve të fundit, në mënyrë që të arrihet një rezultat.

    Për këtë, sipas Spahiut, Serbia nuk treguar interesim që të ketë marrëveshje finale.

    “Duhet të ketë një marrëveshje finale në qoftë se ka vullnet nga të dy palët, por deri më tash Serbia nuk ka treguar në asnjë moment një vullnet të mirë apo një interesim që të ketë një marrëveshje finale por insiston vetëm në implementimin të ashtuquajturit  asociacion pa ofruar në të vërtetë asgjë ndaj Kosovës”, tha ai për Front Online.

    Spahiu: Kosova ka bërë mjaftë kompromise, s’duhet lejuar më

    Ai thotë se Republika e Kosovës ka bërë mjaftueshëm kompromise.

    Sipas tij, qeveria duhet të dialogojë në mënyrë serioze duke mos bërë kompromise që kushtojnë.

    “Mendoj se Kosova tashmë nuk duhet të përdorë togfjalësh, kompromise të dhimbshme sepse Kosova ka bërë kompromise mjaftë, dhe tani Kosova në interesin e Kosovës është që të shoh në tavolinë një marrëveshje për normalizim që ka për brenda edhe njohjen ndërsjellë midis dy vendeve”, tha ai për Front Online.

    Visar Ymeri: Rifillimi i dialogut me Serbinë do të mund të nisë në prill

    Bashkimin e forcave të SHBA-së me BE-në për t’u përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njohësi i këtij  procesi Visar Ymeri e konsideron lajm të mirë.

    Rifillimi i dialogut, sipas tij,  mund të jetë në muajin prill, ku edhe do të përfundojnë zgjedhjet e Serbisë.

    “Tash nuk mendoj se do të ketë kushedi çfarë intensiteti në dialog derisa të përfundojnë zgjedhjet në Serbi të cilat tash siç po shihet gjasat janë realisht që të mbahen në fillim të prillit, momentin që do të përfundojnë zgjedhjet mendoj se do të ketë intensifikim të punës së dialogut”, tha ai.

    Visar Ymeri: Pozicionimi i Albin Kurtit e bënë të pamundshme arritjen e marrëveshjes me Serbinë

    Ymeri në një intervistë për Front Online thotë se përfundimi i dialogut do t’i ndihmonte Kosovës ndërkombëtarisht.

    Mirëpo, sipas tij, Qeveria aktuale nuk ka shpreh interesim, dhe se pozicionimi i kryeministrit Kurti e bën marrëveshjen të pamundshme.

    “Deri tash kryeministri Kurti nuk ka shpreh interesim për çfarëdo kompromisi dhe mendoj që një pozicionim i tillë i zotit Kurtit e bën marrëveshjen e pamundshme. Nëse Kosova nuk është e gatshme që të pranojë çfarëdo kompromisi atëherë një marrëveshje të tillë nuk mund të ketë unë do të shpresoja shumë që të jetë në dobi të Kosovës të bëhet ashtu siç po thotë kryeministri Kurti, por duhet të kemi parasysh që në këtë rast vullneti ynë politik dhe mundësitë e ralitetit politikë nuk përkojnë njëra me tjetrën”, tha ai për Front Online.

    Takimi i fundit në nivel të lartë në dialogun Koosvë-Serbi ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Bruksel  ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq./FrontOnline

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.