×
  • Lajme
  • Lajme

    Laboratori Avicena-ks bastiset nga Policia pas raportimeve se po kryen teste pa licensë për Coronavirus

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Pas raportimit të medieve, se një laborator privat po kryen ilegalisht teste për koronavirus, policia i ka zënë derën të martën laboratorit Avicena-ks.

    Gazetëa inFokus raporton se  zyrtarë të Krimeve Ekonomike Regjionale së bashku me Inspektoratin Shëndetësor kanë zënë në flagrancë punonjësit e këtij laboratori derisa po kryenin teste ilegalisht, siç tregojnë burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë ata kanë hetuar për pesë orë në vendin e ngjarjes deri sa kanë gjetur prova se po kryhen teste për COVID-19 në kundërshtim me ligjin në Kosovë.

    Policia e Kosovës nuk e ka mohuar se kanë asistuar në këtë rast me kërkesë të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet policore,  në raste të caktuara kur kërkohet asistencë policore përmes njësiteve të saja iu asiston institucioneve të ndryshme përfshirë ndaj Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilëve mund t’i referoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Ndërsa Inspektorati Shëndetësor nuk kanë dhënë detaje në lidhje me aksionin.

    Në medie është  raportuar se laboratori privat Avicena-ks në Prishtinë po kryente ilegalisht teste për Covid-19.

    Përmes dëshmitarëve si dhe me dokumente në medie është  raportuar për mënyrën se si po kryhen këto teste e që madje kishte dyshime edhe për vërtetësinë e tyre.

    Në Kosovë të drejtë për kryerjen e testeve për Covid-19 ka vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës po rezulton me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Si pasojë e kësaj situate, janë...
    Lajme20 Korrik 2025
    Gjatë së shtunës, policia në Pejë pati informatë se ka një mjet të dyshuar shpërthyes në një lokal në Dollc të Klinës....
    Lajme20 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.