×
  • Lajme
  • Lajme

    Laboratorët privatë po i detyrojnë qytetarët t’i bëjnë nga dy testime për Covid-19

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka pranuar rreth 20 ankesa nga qytetarët e Kosovës lidhur me ofrimin e shërbimeve për testime për COVID-19, në institucionet shëndetësore private.

    Ankesat kanë të bëjnë me mungesën e dhënies së informacioneve për qytetarët rreth llojllojshmërisë së testeve.

    Ata ankohen se në mungesë të informacioneve qytetarët po detyrohen t’i bëjnë disa lloje të testeve për të vërtetuar se a kanë virus në trupin e tyre apo jo.

    Por edhe çmimet me të cilat po ofrohen për këto testime po konsiderohen të papërballueshme për xhepin e qytetarëve.

    Valentina Demolli nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë për KosovaPress se tashmë çmimi i testimeve për një individë po shkon edhe deri në 70 euro.

    Ajo ka kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që të bëjnë monitorim strik se si po u ofrohen qytetarët për kryerjen e testeve për COVID-19 në institucionet private.

    “Sidomos këtë javë kemi pranuar goxha shumë ankesa prej qytetarëve të Kosovës, për shkak se institucionet private që janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë nuk po u japin informatat e mjaftueshme dhe të nevojshme qytetarëve për të bërë testimet për shkak se në bazë të ankesave që kemi pranuar nga disa qytetar në këto laboratorët fillimisht po u ofrohet një testim prej 20 eurosh dhe i cili nuk po vërteton nëse e ke aktiv virusin apo jo. Më pas sipas deklarimeve të qytetarëve përmes ankesave në KMDLNJ atyre po u thuhet që përveç kësaj do të duhej të bëhej edhe testi tjetër që vërteton nëse e ke virusin aktiv apo jo që shkon në vlerë prej 50 euro. Tashmë nuk po flasim për çmimin prej 50 eurosh për një testim për qytetarët, por po shkon deri në 70 euro e më tepër….Vetëm në dy javët e fundit diku rreth 20 ankesa që kemi pranuar prej qytetarëve që kanë të bëjmë me testimet në institucionet private, për të cilat po pohohet se ka mungesë të informacionit”, tha ajo.

    Demolli tha se edhe ashtu çmimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në laboratorët privatë është i lartë marrë parasysh edhe gjendjen e ekonomive familjare pas periudhës së pandemisë.

    Ajo këshillon që sidomos për familjet me asistencë sociale të ofrohen këto testimet serologjike dhe PCR pa pagesë.

    “Ne kemi reaguar dhe kemi kërkuar që çmimi për të bërë një testim në këto institucionet të ulët sepse ne si popull jemi i varfër dhe për më tepër edhe këtë krizën që ka ardhur nga pandemia, çmimi prej 50 eurosh për të bërë një test për një familje kosovare është shumë i lartë, duke pasur parasysh faktin se pjesa më e lartë jetojnë me asistencë sociale, mirëpo edhe një pjesë e mirë e familjeve po presin dhe po vazhdojnë të jetojnë përmes pakos fiskale apo të ndihmës emergjente në këtë kohë pandemie. Edhe deklarata e ministrit Zemaj se do mund të kishte një ulje prej 18 për qind për KMDNJ është e papranueshme për shkak se nuk është shumë e madhe që do mund të bënte diferencën…Për të gjitha grupet me asistencë sociale të gjitha grupet e margjinalizuar që këtyre familjeve tu ofrohen testime pa pagesë”, tha ai.

    Se çmimet për të bërë një test serologjik janë të larta dhe të papërballueshme për standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës e thotë edhe udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

    Ai thotë se e rrugës do të ishte që testeve edhe për laboratorët privatë të ofroheshin falas nga qeveria e Kosovës, ndërsa qytetarët të paguanin vetëm shërbimin që bëhet në institucionet private shëndetësore.

    “Natyrisht që kjo qeveri dhe të gjitha legjislaturat bashkë e kanë lënë një pjesë të madhe të qytetarëve dhe familjeve konsumator taksapaguese të jetojnë në nën 90 euro në muaj, dhe t’ia marrësh për pagë të testimi një 65 eurosh sa është një ndihmë sociale ose 65, 2/3 e një pensioni minimal është absurd dhe nonsens. Natyrisht që qeveria i ka edhe fajet tjera sepse meritokracia shkon edhe ia zë rendin bashkë këtij qytetari konsumator të varfër…Në vend se ata të shkojnë ku mund të paguajnë ndërsa qytetari konsumatorë që nuk ka mundësi reale dhe aftësinë e pagesës të shkoj në IKSHPK…Varësisht nga gama e shërbimeve që i kërkon konsumatori pacientët aktuale por nuk është ajo sikur MSH dhe qeveria të ishin të interesuar çmimi do të rregullohej të paktën testi të jetë donacion nga qeveria e laboratorët ta paguanin vetëm shërbimin”, theksoi ai.

    Por, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë për KosovaPress se ka një nivel të kënaqshmërisë sepse ka konkurreshmëri të çmimeve nëpër laboratorët privatë të licencuar.

    “Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e ka një nivel të kënaqshmërisë sepse ka një konkurreshmërisë së çmimeve nëpër laboratorët e licencuar dhe nëpër regjionet e ndryshme të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

    Në 90 laboratorët e licencuar nga ministria e Shëndetësisë për të kryer testime për koronavirus, në disa prej tyre ku tashmë kanë nisur të kryhen testet serologjike çmimet variojnë nga 15 deri në 35 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa. Kurse, ato molekulare sillen nga 65 deri në 80 euro.

    KosovaPress për disa ditë me radhë ka tentuar të marr përgjigje për mënyrën e testimeve për koronavirus në disa institucionet shëndetësore private, por që ato kanë hezituar të përgjigjen. /kp/

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky vendim u miratua nga Kuvendi...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marr vendim për zgjatjen e orarit për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale,...
    Lajme25 Prill 2024
    Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it, nuk është futur në rend të ditës...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit të SHBA-së për Kosovën, ka thënë se vendi ynë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.