[wp-story]

Lajme

Labinot Tahiri paralajmëron aderim, a do t’i bashkohet AAK-së?

Labinot Tahiri paralajmëron aderim, a do t’i bashkohet AAK-së?
14:13 | 20 Gusht 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri sot ka paralajmëruar se do të bëhet pjesë e një partie politike në vendin tonë.

Përmes rrjetit social Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se tashmë ka dy oferta dhe se ende nuk ka vendosur se në cilën parti do të aderojë, raporton Front Online.

Ai tutje ka shtuar se ditëve në vijim, do ta bëj të ditur se cilës parti do t’i bashkohet.

Meqenëse në deklaratën e tij ka bashkëngjitur fotografinë me kryeministrinë në largim, Ramush Haradinaj, duket se deputeti Tahiri, njërën ofertë e ka nga AAK-ja.

Më poshtë mund të gjeni edhe shkrimin e tij të plotë:

Një shkrim i vogël!

Kjo foto ishte në diten e parë kur u realizua deshira e shumë kujt që Ramush Haradinaj, të jetë Kryeministër!

Njeriun e drejtë mund ta sulmojnë në lloj lloj mënyrash, por kurrë fatin që e ka bekuar Zoti për të ecur përpara nuk mund të ia marrin!

Nuk e di a do jem në këtë mandat me të, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti shërbej njerëzve derisa të më vijnë ditët e mia që mund të jap me shumë në aspektin e politikës!
Këto ditë, në njërën nga dy subjekte që unë mund të shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim të vendit, do të aderojë në këto pak ditë sa na kanë mbetur!

Thjeshtë ishte një shkrim mirnjohës për bashkpunimin, vllazërorë, shpirtrorë, e për shtetin që patëm me Kryeministrin Ramush Haradinaj!

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./ Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera