[wp-story]

Lajme

Labi: Më janë ofruar dy ministri për ta dhënë votën për Qeverinë Haradinaj

Labi: Më janë ofruar dy ministri për ta dhënë votën për Qeverinë Haradinaj
08:09 | 05 Shtator 2019

Ish-deputeti i AKR’së, Labinor Tahiri, që së fundmi ka aderuar në AAK ka thënë se në këmbim të votës së tij për formimin e Qeverisë Haradinaj i janë ofruar dy ministri.

Tahiri, në RTV Dukagjini ka thënë ai e kishte mundësinë i vetëm ta bëj qeverinë pa AKR-në por nuk ka dashur ta tradhtojë Behgjet Pacollin.

“Më janë ofruar Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale”, ka thënë Tahiri.

I aderuari i ri në AAK thotë se oferta ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe njerëzit rreth tij.

Ai thotë se ka pasur presion shumë të madh për këtë punë por nuk ka tradhtuar Pacollin.

Tahiri thekson më tej se do t’i mungojë AKR’së dhe sipas tij PAN e di se ai ishte personi kyç që ndikoi në formimin e qeverisë së kaluar.

Tahiri shton se nuk ka asgjë kundër Behgjet Pacollit, por thotë se këshilltari i këtij të fundit, Jetlir Zyberaj ka lobuar shumë që Ferizaj të mos ketë ministër në qeveri.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera