×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ky vend raporton zbulimin e një varianti të tretë të Covid-19

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Një tjetër variant i ri i koronavirusit thuhet se është shfaqur në Nigeri, siç bëri të ditur kreu i kontrollit të sëmundjeve në Afrikë, duke paralajmëruar se ka nevojë për më shumë hetime.

    Lajmi vjen pasi Britania dhe Afrika e Jugut raportuan variante të reja të virusit SARS-CoV-2 që duket të jenë më ngjitëse, duke çuar në kufizime të reja të udhëtimit dhe trazira në tregje.

    “Është një prejardhje e veçantë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut”, tha John Nkengasong, drejtori Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të Afrikës, në një konferencë për shtyp nga Addis Ababa.

    Zbulimi i varianteve të reja në Nigeri dhe Afrikën e Jugut nxiti një takim urgjent të CDC të Afrikës këtë javë.

    Lajmi vjen ndërsa rastet po rriten si në Nigeri ashtu edhe në Afrikën e Jugut. Në javën e kaluar, Nigeria raportoi një rritje me 52% të rasteve dhe Afrika e Jugut një rritje me 40%, tha Nkengasong.

    Ai theksoi se nuk kishte prova që varianti i ri po kontribuonte në rritjen e transmetimit në Nigeri.

    “Na jepni pak kohë … është akoma shumë herët”, tha ai, në përgjigje të pyetjeve në lidhje me variantin, duke shtuar se hetuesi kryesor për COVID-19 në Nigeri sapo ka publikuar sekuencat gjenomike të variantit të ri.

    Varianti i ri me përhapje më të shpejtë, që Afrika e Jugut zbuloi më 18 dhjetor, është tani mbizotëruesi atje, megjithëse – ashtu si me variantin e ri në Britani – nuk ka asnjë provë që vërteton se ky virus është më i rëndë.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Një autobus shkolle është përmbysur në Jeruzalem, si pasojë e të cilit janë plagosur dhjetëra nxënës. 33 fëmijë të moshës 8-12 vjeç...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Spanjë, ku një 14 vjeçar ka goditur me thikë 3 mësues dhe...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Presidenti i Republikës së vetëshpallur të Nagorno-Karabakut, Samvel Shahramanyan, ka nënshkruar një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve nga 1 janari...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2023
    Partia e serbëve të Kosovës(PSK), ka reaguar pas sulmit terrorist në Banjskës ku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka bërë thirrje për unifikim të faktorit politik në Luginë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Pikëkalimet kufitare me Serbisë, Jarinjë dhe Bërnjak, ende janë të mbyllura. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuftiar....
    Lajme28 Shtator 2023
    Senatori amerikan, Robert Menendez, kryesues i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit (SFRC) amerikan, po akuzohet bashkë me bashkëshorten e tij...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Presidenti i Republikës së vetëshpallur të Nagorno-Karabakut, Samvel Shahramanyan, ka nënshkruar një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve nga 1 janari...
    Vip28 Shtator 2023
    Pavarësisht bojkotit të Hollivudit ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, rusët ende mund të “aksesojnë” titujt e filmave të mëdhenj,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.