Norwich City e ka nisur këtë edicion në Premierligën angleze në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pas 11 xhirove, skuadra angleze zë vendin e fundit me vetëm pesë pikë – një fitore dhe dy barazime, shkruan FrontOnline.
Falë formës së dobët, trajneri Daniel Farke u shkarkua ditë më parë, derisa tashmë klubi ka gjetur trajnerin e ri.
Raportohet se vendin e Farke do ta zë Dean Smith, trajneri që ditë më parë u largua nga Aston Villa.
Kujtojmë se në Norwich City sivjet aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili nuk ka lënë ndonjë gjurmë deri më tani./FrontOnline/