[wp-story]

Lajme

Ky pritet të jetë moti në natën e Vitit të Ri

Ky pritet të jetë moti në natën e Vitit të Ri
12:28 | 17 Dhjetor 2019

Në natën e Vitit të Ri pritet që temperaturat të jenë të ftohta dhe me mundësi të reshjeve të borës dhe shiut.

Kanë mbetur edhe dy javë deri në festimin e natës së Vitit të Ri dhe temperaturat sa shkojnë e ulen.

Dita e fundit e vitit 2019 do të përballet me temperatura të ulëta, por që janë normale për këtë sezon.

Me 31 dhjetor temperaturat minimale do të sillen nga 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në 3 gradë Celsius.

Mbrëmjen e kësaj feste do ta zbukurojë më shumë edhe bora, që sipas ‘accuweather’, shanset që të bie borë janë rreth 56%

Era do të fryjë me drejtim nga veri-lindja, në një shpejtësi prej 4 kilometra në orë.

Ndërkaq Kosova në ditën e parë të vitit 2020 do të zgjohet e mbuluar nga bora dhe temperaturat do të jenë 0 deri në 4 gradë Celsius.

Më poshtë keni parashikimin e ‘accuweather’ për datën 31 dhjetor.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera