×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky pritet të jetë kandidati i LVV-së për kryetar të Lipjanit

    FrontOnline
    27 Korrik 2021

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi pritet të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit. Ai për KosovaPress ka pranuar se ka dorëzuar kandidaturën në struktura të partisë për t’ia mësyrë garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

    Rrustemi thotë se s’ka kundër kandidatë të brendshëm në këtë proces, derisa thekson se ndryshimi që ka ndodhur më 14 shkurt duhet të zbërthehet edhe në nivelin lokal.

    Rrustemi: Është e mundur të jem kandidat për kryetar të Lipjanit

    “Sa i përket kandidaturës, është e mundur, por ende jemi në fazat e procesit të zgjedhjeve të brendshme, nuk është përmbyllur. Shpresoj që shumë shpejtë të përmbyllet ky proces i brendshëm i zgjedhjeve të kandidaturave[…]Sa i përket Lipjanit me sa di s’ka kandidatë tjetër”, thotë ai.

    Megjithëse s’e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se është duke punuar për shtrirjen e Lëvizjes në çdo lagje dhe fshat të Lipjanit, për ta mundësuar, siç pretendon ndryshimin në zgjedhje lokale.

    Rrustemi: Nëse LVV përcaktohet për kandidaturën time do të përkushtohem maksimalisht

    “ Unë jam aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pranojë çdo detyrë dhe përgjegjësi që më kërkohet dhe ofrohet nga aktivistët dhe organizata. Aktualisht jam koordinator i qendrës në Lipjan dhe po punojmë për riorganizimin tonë atje duke u shtrirë në çdo fshat dhe lagje. Gjithnjë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit[…]Nëse Lëvizja Vetëvendosje do të përcaktohet për kandidaturën time, natyrisht do t’i përkushtohemi fushatës dhe qeverisjes në Lipjan për të mundësuar që ndryshimi që ka ndodhur më 14 shkurt në Kosovë të zbërthehet edhe në nivel lokal”, thekson Rrustemi.

    Derisa partitë tjera kanë zyrtarizuar shumicën prej kandidatëve për kryetar të komunave, Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që s’ka bërë një gjë të tillë. Sipas tyre, ndër arsyet janë edhe procedurat më të stërzgjatura për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave.

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.