×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik!” Rama në Kuvend: Sot do të shtyp butonin për Bashën!

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Që prej orës 10 të paradites së sotme po mbahet seanca parlamentare me në fokus marrëveshjen e 5 qershorit.

    Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama me plot gojë ka thënë se: Sot do të shtyp butonin për Lulzim Bashën jo për veten time.
    Rama është shprehur i qartë dhe i prerë se për hapjen e listave nuk vendosin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët dhe parlamenti do i miratojë në datë 30 korrik, pasi e do shumica e popullit.

    Fjala e Kryeministrit Rama:

    Dëgjova se Këshillin Politik e ka krijuar një aleancë. Nuk është e vërtetë, e ka krijuar vullneti ynë, i PS që është sot shumicë qeverisëse. PS-ja nuk detyrohet nga askush, vec njerëzve që përfaqëson. Dëgjova që këshillin politik e paska krijuar një aleancë globale SHBA-BE-OSBE, nuk është e vërtetë. E ka krijuar vullneti ynë, i PS-së, që është shumicë. PD-ja që kërkon të qeverisë ende nuk di të flasë shqip. Kjo ka qenë një gjë që i kam kërkuar Bashën në 2017, jo më anglisht, është turp i botës, nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë tonat. Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt, jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë. Por vjen puna do të hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne. Dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja.

    Siç e thash më parë kur ne kemi vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur për Shqipërinë dhe Shqiptarët jemi të vetdijshëm për mosdarkordësitë me miqtë dhe partnerët ti diskutojmë, pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Nuk jemi shërbëtorët e askujt por jemi të vetdijshëm që nuk jemi as SHBA dhe as ndonjë vend me fuqi, jemi një vend i vogël dhe jemi këtu ku jemi edhe falë miqve tanë.

    Kur vjen puna do hapim listat, s’do hapim listat, më vjen keq por këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Nuk kemi problem ta diskutojmë. Ky kuvend do të hapi listat në datën 30 korrik. Kjo është marrëveshja e bërë me opozitën. Është në nderin tonë nuk është në dobësinë tonë që ne këtë daulle me vështirësi dhe për arsye të rrethanave që u krijuan filluam e dëgjuam. Ne që thamë jo sot I themi po. Jo sepse e thotë Murrizi apo Hajdari apo të gjithë të tjerët, por themi po sepse konstatimi ynë është sepse e duan shumica dërrmuese e shqiptarëve. Rrethanat pas marrëveshjes së 5 qershorit dhe mungesa e 84 votave por edhe vullneti për tu marr vesh me ju jo për të kërkuar një polic të zhveshur dhe një diversant të zbuluar për të bërë 84 vota na bën të thellohemi më shumë në këtë temë. Qoftë nga anketimet, apo komunikimet, me njerëzit tanë kuptuam që shumica I duan listat e hapura. Ça problem ka për të thënë jo. Churchil thotë se: “Budalla është ai që nuk ndryshon mendim”. Ne kemi të metat tona por budallenj as na bën dot kush dhe as nuk kanë munguar rastet që kur na bëjnë për budallenj marrin kosto.

    Këshilli politik, investohem personalisht për ta ngritur në nivelin më të madh të përfaqsimit çështjen për të qenë të hapur dhe gjithëpërfshirës. PS ka dhënë në këtë proces nuk ka marrë. Ne mund të merrnim kollaj nga Murrizi dhe ju bonusin për parinë e parë, në këmbim të dhënies përgjigje pozitive kërkesave tuaja nëse do të përjashtonim ata që janë jashtë Nuk e kërkuam këtë gjë sepse do të ishte thyerje e madhe në skenën politikë dhe do të ishte shfrytëzim I rrethanave të këtij parlamenti, që janë të përkohshme sepse PD ka një pjesë të rëndësishme të elektoratit. Këtë thyerje nuk e donim, me ligj, kushtetutë, procedurë e kishim bërë.

    Ne donim depolitizimin, nëse sot do të votonim për të kundërtën do të ishte për PD. Sot do të shtyp butonin për Lulzim Bashën jo për veten time. Në këtë negociatë ashtu si rrodhi procesi ne ju kemi thënë “ça të doni ju, shkruajeni”. Por jo si në kohën e Saliut.

    Insistimi I opozitës jashtëparlamentare për të thënë që këtu mbyllet gjëja dhe ju këtu në kuvend nuk ekzistoni, nuk bën asgjë vetëm se do ti çoni ata të mbajnë një qëndrim. Mbas pushimeve do të vijnë dhe do të kuptojnë që ka ndryshuar diçka ka ndryshuar baza. Nëse do të duan të rrinë jashtë ju siguroj që ne nuk do të vazhdojmë të përpiqemi ti sjellim brenda. Dakordësia e 5 qershorit sot votohet. Dakordësia midis nesh do të votohet më 30 korrik./Top Channel/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.