[wp-story]

Bota/Rajoni

Ky është polici që u gjet i vrarë brenda makinës

Ky është polici që u gjet i vrarë brenda makinës
08:57 | 05 Dhjetor 2020

Është gjetur i vdekur në makinë punonjësi i policisë, Xhuljano Prela. 26-vjeçari është pjesë e FNSH-së Shkodër.

Sipas policisë 26-vjeçari u vra ka gjetur vdekjen nga përdorimi i armës. Mësohet se Xhuljano Prela ishte student ne vitin e fundit për gradën nënkomisar.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton TCh.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera